Në Prizren përfundon me sukses Turneu Tradicional i Shigjetarisë “Kupa e Pavarësisë 2026”
Turneu “Kupa e Pavarësisë 2026”, i cili u mbajt në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, mblodhi gjithsej 65 sportistë nga qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Suharekën, Drenasin, Tërstenikun, Prishtinën dhe Prizrenin
Prishtinë
Nën organizimin e Përfaqësisë së Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, në bashkëpunim me Federatën e Shigjetarëve të Kosovës dhe Klubin e Shigjetarisë Tradicionale, më 15 shkurt u organizua Turneu Tradicional i Shigjetarisë, me mikpritjen e International Maarif Schools of Kosova - Kampusi në Prizren, transmeton Anadolu.
Turneu “Kupa e Pavarësisë 2026”, i cili u mbajt në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, mblodhi gjithsej 65 sportistë nga qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Suharekën, Drenasin, Tërstenikun, Prishtinën dhe Prizrenin.
Mbrojtja dhe standardet teknike u siguruan në fushën e brendshme të futbollit të International Maarif Schools of Kosova.
Garat u zhvilluan sipas rregullave ndërkombëtare të World Archery, në tre disiplinat: Recurve (shigjeta olimpike), Barebow dhe Shigjeta Tradicionale. Sportistët U-15 dhe U-18 garuan në madhësi të ndryshme objektivash, ndërsa kategoritë e të rriturve në objektiva standarde.
Në ceremoninë e mbylljes morën pjesë përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, zv/kryetari i Komunës së Prizrenit, Furkan Butuc, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajlin Shishko dhe presidenti i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Atdhe Luzhnica.
Aslan vlerësoi rëndësinë e organizimit dhe uroi sportistët.
Fituesit u nderuan me certifikata dhe medalje, ndërsa Klubi Tradicional i Shigjetarisë Prizren fitoi kupën e përgjithshme të turneut.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
