BALLKANI

Në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë pritet Viti i Ri 2022

Festimet nuk u organizuan festime publike për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri

Furkan Abdula, Zylfije Adem Jakupi, Fatjon Cuka  | 01.01.2022 - Përdıtësım : 02.01.2022
Në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë pritet Viti i Ri 2022 Foto: Furkan Abdula/AA

Shkup/Tiranë/Prishtinë

Viti i Ri 2022 është pritur me muzikë, festime dhe fishekzjarre në mesnatë në sheshet në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa në Kosovë, festimet nuk u organizuan festime publike për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, një numër i madh i qytetarëve Vitin e Ri 2022 e pritën në Sheshin "Maqedonia", ku u argëtuan nga këngëtarë dhe grupe të ndryshme muzikore nga vendi.

Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se festimet janë organizuar me ndihmën e disa kompanive, të cilat siç theksohet, në kohën e krizës së madhe ekonomike dhe energjetike kanë ofruar ndihmë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që në sheshtë prasin Vitin e Ri.

Një pjesë e qytetarëve, Vitin e Ri e pritën në atmosferë shtëpiake, në gjirin familjar, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit.

Shqipëri

Nata e ndërrimit të viteve është pritur me festime në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku janë organizuar dhe koncerte dhe shfaqja tradicionale e fishekzjarrëve.

Me rastin e Vitit të Ri 2022, Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera kanë organizuar evente të ndryshme me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe artistëve.

Në Sheshin “Skënderbej" në kryeqytetin e Shqipërisë është organizuar një koncert me pjesëmarrjen e këngëtareve shqiptarë, pas heqjes së orës policore vetëm për natën e ndërrimit të viteve.

Gjithashtu në sheshin qendror të kryeqytetit dhe në qytete të tjera të vendit është organizuar edhe spektakli tradicional i fishekzjarrëve.

Kosovë

Qytetarët e Kosovës Vitin e Ri 2022 e pritën në shtëpitë e tyre me familjarët dhe miqtë, pasi këtë vit nuk u organizuan festime publike për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për masat kundër koronavirusit, Komuna e Prishtinës ka anuluar koncertin e caktuar paraprakisht në sheshin "Skënderbeu", me të cilin qytetarët duhej të hynin në Vitin e Ri 2022.

Aktivitetet tjera në këtë shesh vazhduan deri në ora 21:30 sipas kohës lokale, ndërsa kafeteritë dhe restorantet punuan deri në ora 23:00, siç parashohin edhe masat.

Ora policore, e cila është në fuqi, do të vazhdojë deri në ora 05:00, ndërsa policia kosovare ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın