Në dhjetor 2025, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar më së shumti turistë nga Turqia
Në renditjen e vendeve nga të cilat kanë ardhur më së shumti turistë të huaj në dhjetor 2025, turistët nga Turqia janë në krye me 7.303 turistë. Pas tyre vijnë ata nga Bullgaria me 5.214, Serbia me 4.736 dhe Greqia me 3.438
Shkup
Në dhjetor 2025, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar më së shumti turistë nga Turqia, transmeton Anadolu.
Enti Shtetëror i Statistikës publikoi shifrat e fundit në lidhje me turizmin në vend.
Sipas njoftimit, në dhjetor 2025 gjithsej 59.521 turistë kanë realizuar 112.001 netëqëndrime, ndërsa nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36,7 për qind janë vendas dhe 63,3 për qind janë turistë të huaj.
Në numrin e netëqëndrimeve, 42,4 për qind janë nga turistët vendas, ndërsa 57,6 për qind nga turistët e huaj.
Enti i Statistikës në njoftim publikoi edhe shifrat për periudhën janar-dhjetor 2025.
Sipas kësaj, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 6 për qind, përkatësisht te turistët vendas ka ulje prej 2,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 10,3 për qind.
Në renditjen e vendeve nga të cilat kanë ardhur më së shumti turistë të huaj në dhjetor 2025, turistët nga Turqia janë në krye me 7.303 turistë. Pas tyre vijnë ata nga Bullgaria me 5.214, Serbia me 4.736 dhe Greqia me 3.438.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
