Myslimanët në Sarajevë shënojnë Natën e Beratit
Në xhamitë e Sarajevës u organizuan programe kushtuar kësaj nate, në të cilat u lexuan pjesë nga Kurani, lutje dhe ilahi
Sarajevë
Myslimanët në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, festuan sonte Natën e Beratit, një nga netët e mëdha në besimin islam, raporton Anadolu.
Besimtarët zakonisht e festojnë atë me lutje të intensifikuara dhe me programe të përshtatshme në xhami.
Kështu ndodhi sonte në xhamitë e Sarajevës, ku u organizuan programe kushtuar kësaj nate, në të cilat u lexuan pjesë nga Kurani, lutje dhe ilahi.
Ndryshe, Nata e Beratit konsiderohet nga netët e mëdha në besimin islam dhe shënohet në natën e 15-të të muajit Shaban sipas kalendarit islam, që këtë vit përkon me natën që lidh 2 dhe 3 shkurtin, ndërsa llogaritet lajmërues për ardhjen e muajit të Ramazanit, si dhe natë e pastrimit nga mëkatet, natë e dëshirave dhe e përcaktimit të fatit.
Në vende të ndryshme, kjo natë shënohet me programe dhe aktivitete të ndryshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
