BALLKANI

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Shkup

Muzeu në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë

Dzihat Aliju  | 13.05.2025 - Përdıtësım : 14.05.2025
Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Shkup Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" ka hapur dyert për vizitorët në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu.

Muzeu në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.

Duke folur në ceremoninë me rastin e hapjes së muzeut mobil për vizitorët, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, falënderoi ata që kontribuan në realizimin e këtij organizimi.

Rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar tha se IBU është krenare që pret një ngjarje kaq të rëndësishme.

Drejtuesi i Vendit Historik të Luftërave të Çanakalasë në Gelibolu, Ismail Kaşdemir, gjithashtu falënderoi ata që mbështetën organizimin e një eventi të tillë.

Muzeu mobil përveç se në Shkup, më parë ishte edhe në Tetovë, Qendër Zhupë dhe Ohër.

Përveç Maqedonisë së Veriut, muzeu mobil vizitoi edhe vendet e tjera të Ballkanit si Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ky muze mobil përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale.

Muzeu, i cili u përgatit për të përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.