Ekonomi, BALLKANI

MÜSİAD Albania takim me një delegacion të biznesmenëve nga Turqia

Kryetari i MÜSİAD Albania, Muhammet İşler, priti delegacionin e kryesuar nga Rifat Sait, ish-deputet i Parlamentit të Turqisë

Fatjon Cuka  | 19.08.2025 - Përdıtësım : 19.08.2025
MÜSİAD Albania takim me një delegacion të biznesmenëve nga Turqia Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Përfaqësia për Shqipërinë e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD Albania) ka zhvilluar një takim me një delegacion të biznesmenëve nga Turqia, të cilët operojnë në sektorë të ndryshëm, raporton Anadolu.

Kryetari i MÜSİAD Albania, Muhammet İşler, priti delegacionin e kryesuar nga Rifat Sait, ish-deputet i Parlamentit të Turqisë.

Pjesë e takimit të zhvilluar në ambientet e zyrave të MÜSİAD Albania, ishin anëtarë të Bordit Drejtues të shoqatës, si dhe biznesmenë nga të dy vendet.

Në përbërje të delegacionit nga Turqia ishin biznesmenë të cilët operojnë në sektorë të ndryshëm, si në media, publikime digjitale dhe gazetari, arsim, industri ushqimore, pasuri të paluajtshme, industri plastike dhe sektorë të tjerë.

Sipas MÜSİAD Albania, ky takim ofron mundësi për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta dhe takimeve B2B me biznesmenët turq, duke krijuar hapësira konkrete për bashkëpunime të reja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın