BALLKANI

Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së

“Diskutuam reformat e vazhdueshme dhe legjislacionin thelbësor për avancimin e agjendës evropiane. Adresuam sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje”, tha Mucunski

Abdulbesar Ademi  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së Burimi: Timço Mucunski/X

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, i cili qëndron për vizitë në Bruksel, ka bërë të ditur se në takimin e tij me komisaren e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Marta Kos, ka riafirmuar “angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së”, transmeton Anadolu.

Mucunski në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se komisarja Kos përsëriti “mbështetjen e saj për trajektoren tonë evropiane” dhe përshëndetin “fokusin e vazhdueshëm në reforma pas zgjedhjeve lokale” në Maqedoninë e Veriut.

“Diskutuam reformat e vazhdueshme dhe legjislacionin thelbësor për avancimin e agjendës evropiane. Adresuam sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje”, shkroi Mucunski.

Mucunski qëndron në Bruksel në kuadër të takimit joformal të kryediplomatëve të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.