BALLKANI

Mucunski në Strasburg: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten proevropianë

Ministri i jashtëm Mucunski, në fjalën e tij në takimin e 24-t të Komitetit të Përzier Parlamentar Maqedoni e Veriut-BE, ka ftuar në një partneritet të qartë, të parashikueshëm dhe të drejtë, për të kthyer europesimizmin në optimizëm evropian

Shpetim Hiseni  | 26.11.2025 - Përdıtësım : 26.11.2025
Mucunski në Strasburg: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten proevropianë Burimi: MPJ e RMV-së

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, mori pjesë në takimin e 24-t të Komitetit të Përzier Parlamentar Maqedoni e Veriut-BE në Strasburg, ku theksoi se vendi i tij është i përkushtuar ndaj vlerave evropiane tashmë dy dekada që nga fitimi i statusti kandidat për anëtarësim dhe se qytetarët mbeten proevropianë, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga kabineti i tij, Mucunski ka theksuar rëndësinë e një procesi zgjerimi të parashikueshëm dhe meritor për të shmangur europesimizmin, duke përmendur linjëzimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe mbështetjen për Ukrainën si partner i NATO-s.

Ai ka theksuar po ashtu reformat e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave 2024–2027, duke thënë se ato janë të fokusuara në zhvillim ekonomik, mbajtjen e të rinjve dhe tërheqjen e investimeve, si dhe duke nënvizuar rolin e vendit për stabilitet rajonal dhe bashkëpunim në siguri me BE-në.

Mucunski ka kritikuar bllokadën e vazhdueshme nga Bullgaria, duke thënë se kjo dobëson besimin në procesin e zgjerimit dhe interesat strategjike të rajonit, dhe përsëriti se gjuha, identiteti dhe dinjiteti maqedonas nuk janë të negociueshme.

Ai ka përfunduar duke falënderuar Parlamentin Evropian për mbështetjen e qëndrueshme dhe duke ftuar në një partneritet të qartë, të parashikueshëm dhe të drejtë, për të kthyer europesimizmin në optimizëm evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.