BALLKANI

Mucunski dhe Spiropali bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin në BE

Sipas një njoftimi zyrtar, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve dhe kanë konfirmuar gatishmërinë për ta forcuar më tej atë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Shpetim Hiseni  | 20.10.2025 - Përdıtësım : 20.10.2025
Mucunski dhe Spiropali bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin në BE

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot bisedë telefonike me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve dhe kanë konfirmuar gatishmërinë për ta forcuar më tej atë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në këtë drejtim, ministri Mucunski e ka ftuar ministren Spiropali për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës, siç thuhet, do të shqyrtohen iniciativa konkrete për thellimin e bashkëpunimit.

Gjatë bisedës është diskutuar edhe perspektiva evropiane e dy vendeve dhe aktivitetet e përbashkëta në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, njoftohet më tej, është theksuar rëndësia e lidhjes infrastrukturore, me theks të veçantë në rëndësinë strategjike të Korridorit 8, si një projekt me vlerë rajonale.

Palët kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe kontributin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın