Mucunski dhe Fidan takohen në Stamboll, fokus forcimi i marrëdhënieve politike dypalëshe
Ministri Mucunski në platformën sociale X tha se në takimin me homologun e tij turk u përqendruan në "forcimin e marrëdhënieve politike dypalëshe” dhe shqyrtuan “bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit”

Stamboll
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Timço Mucunski, është pritur në takim në Stamboll nga homologu i tij turk, Hakan Fidan, në kuadër të takimit të Platformës së Paqes në Ballkan, transmeton Anadolu.
Ministri Mucunski në platformën sociale X tha se në takimin me homologun e tij turk u përqendruan në "forcimin e marrëdhënieve politike dypalëshe” dhe shqyrtuan “bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit”.
“Riafirmuam aleancën dhe partneritetin tonë në NATO në institucionet shumëpalëshe. Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe gjeopolitike”, shkroi Mucunski.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, ministri Fidan më herët takoi edhe homologët e tij nga Bosnjë e Hercegovina, Elmedin Konakoviq, atë nga Serbia, Marko Gjuriq dhe atë nga Mali i Zi, Ervin Ibrahimoviq.
Mucunski dhe Fidan takohen në Stamboll, fokus forcimi i marrëdhënieve politike dypalëshe
Takimet u mbajtën në margjinat e seancës inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan, e cila u nis në Stamboll me iniciativën e Turqisë me pjesëmarrjen e disa vendeve të Ballkanit.
🔗 https://t.co/NHc86FV1x2 pic.twitter.com/0k4VM0oPr6
Platforma synon të forcojë dialogun, besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin midis kombeve të rajonit, duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e përbashkëta rajonale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.