BALLKANI

Mucunski: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e NATO-s dhe BE-së

Mucunski theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokus, me një angazhim të koordinuar dhe strategjik që kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

Abdulbesar Ademi  | 03.12.2025 - Përdıtësım : 03.12.2025
Mucunski: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e NATO-s dhe BE-së Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton Anadolu.

Mucunski në fjalën e tij në këtë takim theksoi rëndësinë e një qasje afatgjate dhe strategjike të aleancës, si dhe nevojën për unitet midis aleatëve në drejtim të vullnetit të qëndrueshëm politik, ndarjes së drejtë të barrës dhe angazhimit kolektiv.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për një qasje të përbashkët për të arritur një zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme reciprokisht për paqen përmes procesit diplomatik kontruktiv të inicuar nga SHBA-ja dhe Ukraina, me mbështetjen e partnerëve.

Shefi i diplomacisë maqedonase theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e shtuar të NATO-s dhe BE-së, me një angazhim të tillë të koordinuar dhe strategjik që kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe mbështet integrimin e plotë të vendeve të rajonit në strukturat evropiane dhe atlantike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.