BALLKANI

MPJ e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Iran dhe Izrael

- "U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë", thuhet në apelin e MPJ së Maqedonisë së Veriut

Bekim Buci  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 14.06.2025
MPJ e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Iran dhe Izrael

Shkup

SHKUP (AA) - Lidhur me informacionet rreth përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael dhe Iran të monitorojnë portalet kombëtare të emergjencës dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente, transmeton Anadolu.

"Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është aktualisht e mbyllur si dhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın