Moti i nxehtë në Ballkan i lë vendin shiut dhe erës, në disa vende vazhdon ndërhyrja ndaj zjarreve
Derisa moti i nxehtë që është efektiv në vendet e Ballkanit, në disa pjesë të rajonit vazhdojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve

Ankara
Derisa moti i nxehtë që është efektiv në vendet e Ballkanit, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, po përgatitet t'i lërë vendin shiut dhe erës, në disa pjesë të rajonit vazhdojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve, raporton Anadolu.
- Maqedoni e Veriut
Temperaturat në Maqedoninë e Veriut do të jenë mbi 40 gradë celsius sot dhe nesër, veçanërisht në kryeqytetin Shkup. Shërbimi Hidrometeorologjik i Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës më 9 dhe 10 korrik dhe se do të bie shi herë pas here në pjesët veriore të vendit.
Nga ana tjetër, qeveria njoftoi se hyrja në pyje është e ndaluar midis 1 korrikut dhe 31 gushtit.
Duke marrë parasysh mundësinë e një rreziku në rritje të zjarreve pyjore në zona të hapura gjatë muajve të verës, ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, i cili u mor për të parandaluar zjarret, do të gjobiten midis 1.500 dhe 2.000 eurove.
Qendra e Menaxhimit të Krizave e Maqedonisë së Veriut (QMK) njoftoi se 12 zjarre shpërthyen në zona të hapura në 24 orët e fundit, 7 prej të cilave u shuan, një u vu nën kontroll dhe 4 janë ende aktivë.
Zjarri pyjor që shpërtheu në rajonin malor midis kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ngadalësoi trafikun kufitar. Një pjesë e zjarrit u shua si rezultat i punës intensive të zjarrfikësve, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre në pjesën tjetër.
- Shqipëri
Instituti i Shkencave Gjeologjike të Shqipërisë vuri në dukje gjithashtu se sot nuk do të ketë reshje në vend dhe se temperaturat do të rriten në 36 gradë celsius.
Rreziku i zjarreve në pyje në vend është i lartë dhe qytetarët paralajmërohen të jenë të kujdesshëm.
Nga ana tjetër, u raportua se 95 për qind e zjarrit që ka vazhduar prej 6 ditësh në zonën e magazinimit të mbeturinave në qytetin e Elbasanit në pjesën qendrore të vendit është shuar.
- Kosovë
Për shkak të rrezikut në rritje të shkaktuar nga thatësira dhe temperaturat e larta në Kosovë, ndezja e zjarreve në zona të hapura është ndaluar.
Duke njoftuar vendimin, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se ndalimi përfshin ndezjen e zjarreve në mbeturina, pyje, për qëllime argëtimi dhe pikniku, si dhe përdorimin e fishekzjarrëve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë ose përhapë zjarr. Sveçla tha se ata që shkelin vendimin do të përballen me sanksione penale.
Theksohet se që nga nesër edhe në Kosovë do të ulen temperaturat e motit.
- Bosnjë e Hercegovinë
Vapa përvëluese vazhdon edhe sot në Bosnjë e Hercegovinë ndërsa theksohet se temperatura do të rritet në 40 gradë celsius në disa pjesë të vendit.
Në qytetin Trebinje të Bosnjë e Hercegovinë, përpjekjet për të shuar një zjarr pyjor që shpërtheu në orët e mëngjesit vazhdojnë. Mediat lokale njoftuan se ekipet po luftojnë zjarrin, por se zjarri është mjaft afër vendbanimit.
Në një deklaratë nga Shërbimi Meteorologjik i Bosnjë e Hercegovinës thuhet se temperaturat e ajrit do të bien duke filluar nga nesër, dhe u lëshua një paralajmërim për reshje të dendura shiu.
Shirat e rrëmbyeshëm sot po fillojnë të tregojnë efektet e tyre në qytetin e Bihaqit në pjesën veriore të vendit dhe për shkak të erës në disa biznese në qytet shihen tavolina dhe karrige të përmbysura.
- Serbi
Moti i nxehtë do të vazhdojë sot edhe Serbi, në një vend tjetër të rajonit.
Shërbimi Meteorologjik Serb tha se temperatura e motit do të ndryshojë midis 32 dhe 40 gradë celsius në të gjithë vendin dhe ka paralajmëruar kundër ndezjes së zjarreve në zona të hapura.
Vihet re se temperatura e ajrit në Serbi do të bie që nga nesër dhe se temperatura e motit, e cila pritet të bjerë në 25 gradë celsius, do të zëvendësohet nga shira dhe erëra.
- Kroaci
Shërbimi Meteorologjik i Kroacisë ka paralajmëruar gjithashtu se që nga mbrëmja e sotme në qytetet bregdetare të vendit mund të përjetohen stuhi.
Bëhet e ditur se temperatura e motit në Kroaci do të bie me 10 gradë dhe se për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë filluar të tregojnë efektet e tyre në qytetet e Krizevac dhe Rijeka, kanë rënë pemët, janë dëmtuar çatitë dhe se janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.