Moti i keq në Shqipëri, evakuohen disa familje
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier dhe zona të tjera është bërë evakuimi i disa familjeve për shkak të përmbytjeve
Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit nga situata e shkaktuar nga moti i keq me reshje shiu në Shqipëri janë evakuuar disa familje, ndërkohë, sipas autoriteteve, në disa zona situata është e stabilizuar, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier dhe zona të tjera është bërë evakuimi i disa familjeve për shkak të përmbytjeve.
"Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit", thuhet në njoftim.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, edhe gjatë ditës së sotme reshjet e shiut pritet të vazhdojnë.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në ditët e fundit me reshje të dendura shiu në disa zona, ku si pasojë janë përmbytur banesa, tokë bujqësore dhe janë dëmtuar disa ura dhe akse rrugore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
