Bota, BALLKANI

Moska: Nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj këtij vendi do të rritet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova tha se me vendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj këtij vendi nuk do të përfundojë, por vetëm do të rritet

Ekip  | 14.03.2023 - Përdıtësım : 15.03.2023
Moska: Nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj këtij vendi do të rritet

Moskë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se me vendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj këtij vendi nuk do të përfundojë, por vetëm do të rritet, transmeton Anadolu.

Zakharova shkroi në rrjetet sociale se ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta i bëri thirrje qeverisë të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Ajo e cilësoi këtë thirrje si një "qëndrim të çuditshëm". "SHBA-ja po i bën presion Serbisë, ministri serb po bën thirrje që të kundërshtohet Rusia. Mos ndoshta është më mirë që ministri serb të flasë me vendosmëri kundër presioneve ndaj vendit të tij?", tha Zakharova.

Duke theksuar se Rusia, ndryshe nga SHBA-ja, gjithmonë e respekton Serbinë dhe popullin e saj, Zakharova tha: "Me sanksionet ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të përfundojë, por vetëm do të rritet".

Ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta deklaroi se Serbia pagoi një çmim të rëndë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. "E shoh çfarë presioni po bëhet ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Unë nuk mund ta pranoj heshtjen tonë", tha ai.

Basta bëri thirrje për sanksione kundër Rusisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın