BALLKANI

Miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Izrael mbi kapacitetet mbrojtëse

Raportohet se marrëveshja hap rrugën për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknologjike midis dy vendeve, përfshirë edhe aspektet e sigurisë kombëtare.

Fatjon Cuka  | 17.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Miratohet në parim marrëveshja Shqipëri-Izrael mbi kapacitetet mbrojtëse

Tiranë

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim marrëveshjen Shqipëri-Izrael, në lidhje me kapacitetet mbrojtëse, transmeton Anadolu.

Marrëveshja në fjalë është miratuar në mbledhjen e datës 16 korrik të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

"Këshilli i Ministrave vendosi miratimin në parim të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Shtetit të Izraelit, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shtetit të Izraelit, në lidhje me kapacitetet mbrojtëse", thuhet në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Gjithashtu raportohet se marrëveshja hap rrugën për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknologjike midis dy vendeve, përfshirë edhe aspektet e sigurisë kombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.