Ministrja virtuale Diella u "drejtohet" qytetarëve: Puna ime për ju nuk do të ndalojë asnjë çast
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video me një mesazh të ministres virtuale Diella që u "drejton" qytetarëve

Tiranë
Ministre virtuale në Qeverinë e Shqipërisë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, është bërë aktive edhe në rrjetet sociale, pasi do të ketë një profil zyrtar në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane Facebook, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, sipas tij, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale.
Ndërkohë, Rama ka publikuar edhe një video me një mesazh të ministres virtuale Diella që u "drejton" qytetarëve.
🇦🇱Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video me një mesazh të ministres virtuale Diella që u "drejton" qytetarëve.
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) September 18, 2025
🔗 https://t.co/njp9YsSTz4 pic.twitter.com/OTWJjnwLAd
"Përshëndetje. Unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj, u zgjodha ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Por mos kini asnjë merak: puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë asnjë çast", thuhet në mesazhin e ministres virtuale Diella.
Më 11 shtator, Kryeministri Rama, prezantoi emrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë pjesë do te jetë edhe një ministre nga Inteligjenca Artificiale, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, që do të merret me çështjet e prokurimeve publike.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mandatoi më 12 shtator kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Rama, për krijimin e qeverisë së re. Në dekretin e Begajt thuhet se "Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale Diella".
Programi i qeverisë së re do të prezantohet gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë kabineti i ri qeveritar do të fillojë zyrtarisht detyrën pas miratimit nga Kuvendi dhe pas ceremonisë së betimit në Presidencë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.