BALLKANI

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, takohet me presidentin Milanoviq

Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në fokus të takimit bilateral me presidentin kroat ishte perspektiva evropiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Fatjon Cuka  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, takohet me presidentin Milanoviq Foto: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, ndërkohë është takuar me presidentin Zoran Milanoviq, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në fokus të takimit bilateral me presidentin kroat ishte perspektiva evropiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu theksohet se presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj "për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët".

"Nder dhe kënaqësi pritja nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin", ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit nga ministria, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman si dhe do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Kroacisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın