BALLKANI

Ministri Vengu pret në takim homologun bullgar: Së bashku në misionet për sigurinë evropiane

"Në qendër të diskutimeve ishin projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin 8-të dhe portin në Porto Romano, si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO në rajon"

Fatjon Cuka  | 15.09.2025 - Përdıtësım : 16.09.2025
Ministri Vengu pret në takim homologun bullgar: Së bashku në misionet për sigurinë evropiane Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu priti sot në Tiranë, ministrin bullgar të Mbrojtjes, Atanas Zapryanov, i cili, sipas autoriteteve shqiptare, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në qendër të diskutimeve ishin projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin 8 dhe portin në Porto Romano, "si nyje të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO-s në rajon".

"Gjatë takimit, të dy ministrat theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore", thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se ministrat rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Bullgaria shërbejnë së bashku në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, "si dëshmi e vendosmërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın