BALLKANI

Ministri serb pëson sulm në tru gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv

"Glishiq, gjendja e të cilit u përkeqësua gjatë programit televiziv, u soll në spital pa ndjenja. Ai ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje kritike", tha ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar

Lejla Biogradlija  | 05.08.2025 - Përdıtësım : 05.08.2025
Ministri serb pëson sulm në tru gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv

Ankara

Ministri serb i Investimeve Publike, Darko Glishiq, pësoi sulm në tru gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një program televiziv mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Në lajmet në mediat kombëtare thuhet se ministri Glishiq po merrte pjesë në një program mëngjesi në një stacion televiziv në Beograd.

Thuhet se transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre pasi gjendja e ministrit Glishiq u përkeqësua dhe më pas ai u dërgua në spital.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar në një deklaratë lidhur me gjendjen e Glishiq tha: "Glishiq, gjendja e të cilit u përkeqësua gjatë programit televiziv, u soll në spital pa ndjenja. Ai ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje kritike".

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale shkroi: "Darko, qëndro i fortë. Nuk ka dorëzim".

Darko Glishiq ka lindur më 28 maj 1973 dhe ushtron detyrën si ministër i Investimeve Publike në qeverinë e Serbisë që nga maji i vitit 2024.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.