BALLKANI

Ministri Mucunski takohet me homologun e tij nga Kazakistani

Fokusi i bisedimeve ishte në mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë si dhe mbajtjen e raundit të tretë të konsultimeve politike në Shkup

Bekim Buçi  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 11.06.2025
Ministri Mucunski takohet me homologun e tij nga Kazakistani Foto: MPJ e Maqedonisë së Veriut

Shkup

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Kazakistan, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, transmeton Anadolu.

Fokusi i bisedimeve ishte në mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë si dhe mbajtjen e raundit të tretë të konsultimeve politike në Shkup.

Të dy ministrat ranë dakord se ekziston potencial i konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në sferën ekonomike, duke rritur tregtinë dhe duke inkurajuar investimet e huaja direkte.

Gjithashtu u theksua kënaqësia me bashkëpunimin e deritanishëm në nivel shumëpalësh, gjatë të cilit u shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh aktuale nga një kontekst rajonal dhe më i gjerë.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Programit të Bashkëpunimit midis dy ministrive për periudhën 2025–2027 si një hap konkret drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın