BALLKANI

Ministri kinez i Shëndetësisë vizitë në Shqipëri

“Është një hap përpara që po ndërmarrim së bashku, për të jetësuar Planin e Veprimit 2018-2020 në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona”, u shpreh ministrja Manastirliu gjatë takimit me homologun kinez

Fatjon Cuka  | 22.05.2019 - Përdıtësım : 22.05.2019
Ministri kinez i Shëndetësisë vizitë në Shqipëri Burimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë

Tiranë

Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei, së bashku me një delegacion po realizon një vizitë në Shqipëri, ndërsa është takuar me homologen e tij, Ogerta Manastirliu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë thuhet se gjatë takimit u theksua angazhimi për planin e shkëmbimit të eksperiencave dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetit.

“Është një hap përpara që po ndërmarrim së bashku, për të jetësuar Planin e Veprimit 2018-2020 në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona, që i shërben shkëmbimit të eksperiencave dhe përmirësimit të sistemeve shëndetësore, marrjes së eksperiencave dhe praktikave më të mira”, u shpreh ministrja Manastirliu gjatë takimit me homologun kinez.

Ndërsa ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei, prezantoi zhvillimet në sistemin shëndetësor të Republikës Popullore të Kinës, që sipas tij, po fokusohet te mbështetja e spitaleve të zonave rurale nga spitalet e mëdha në zonat urbane.

Theksohet se takimi realizohet në kuadër të zbatimit të planit të veprimit mes dy vendeve, të nënshkruar në Bullgari, në korrik 2018, gjatë Samitit 16+1 të vendeve të Evropës Juglindore dhe Kinës. Plani i veprimit 2018-2020 në fushën e shëndetësisë synon forcimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Delegacioni kinez po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri, ku do të realizojë takime me përfaqësues të institucioneve kryesore shëndetësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın