Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës takohet me guvernatorin e Edirnes
Sipas një njoftimi nga Zyra e Guvernatorit, Damka gjatë vizitës theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë po ecin mirë
Edirne
Ministri i Zhvillimit Rajonal te Kosovës, Fikrim Damka, vizitoi guvernatorin e Edirnes, Yunus Sezer, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Guvernatorit, Damka gjatë vizitës theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë po ecin mirë.
Duke e informuar guvernatorin lidhur me punimet e tij, Damka i uroi suksese Sezer-it.
Guvernatori Sezer gjithashtu shprehu kënaqësinë për vizitën.
