BALLKANI

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë viziton MÜSİAD Albania

Në fokus të takimit ishin çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, marrëdhëniet tregtare, lejet e qëndrimit lejet e punës dhe çështje të tjera

Fatjon Cuka  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë viziton MÜSİAD Albania Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, vizitoi Përfaqësinë për Shqipërinë të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD Albania), ndërkohë mori pjesë në mbledhjen e bordit të drejtues, raporton Anadolu.

Në fokus të takimit ishin çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, marrëdhëniet tregtare, lejet e qëndrimit dhe çështje të tjera.

Kryetari i MÜSİAD Albania, Muhammet İşler, në një deklaratë për Anadolu u shpreh se zhvillojnë takime të vazhdueshme te ministri të ndryshme në Shqipëri dhe shtoi se kanë zhvilluar vizita në Kryeministrinë e Shqipërisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Brendshme.

"Përpara kam zhvilluar një vizitë te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe sot na riktheu vizitën duke marrë pjesë në një takim me anëtarët e bordit drejtues. Qëllimi i këtyre vizitave është për të forcuar marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Türkiyes dhe ne si MÜSİAD Albania punojmë gjithmonë në këtë kuadër për të forcuar marrëdhëniet tregtare midis dy shteteve", tha ai.

Ai tha se gjatë këtij takimi, anëtarët e bordit drejtues i parashtruan ministrit Hoxha problemet që kanë hasur në fushën e tregtisë, sa u përket punëve të ministrisë së brendshme, siç janë lejet e qëndrimit dhe lejet e punës. İşler shtoi se ministri Hoxha dha fjalën që do të japë kontributin e tij për të zgjidhur problemet.

Ai shtoi në fund se besojnë te Shqipëria dhe e shikojnë rritjen e Shqipërisë vitet e fundit, si dhe theksoi se në këtë kuadër “vazhdojmë punën dorë për dorë me popullin dhe shtetin shqiptar”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın