BALLKANI

Ministri i Arsimit i Turqisë, Mahmut Özer vizitë në Kosovë

Ministri Özer gjatë fjalimit të tij tha se shkolla ku gjenden është shenjë e pranisë turke në Mamushë dhe se ndihet i lumtur nga kjo

Furkan Abdula  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Ministri i Arsimit i Turqisë, Mahmut Özer vizitë në Kosovë ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Prishtinë

Ministri i Arsimit të Turqisë, Mahmut Özer, në kuadër të vizitë së tij në Kosovë ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Mamushës, raporton Anadolu Agency (AA).

Për Özer, i cili e vizitoi shkollën fillore "Anadolu" në Mamushë është organizuar një ceremoni pritjeje me flamujt e Turqisë dhe Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, deputetë të KDTP-së, kryetari i komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, përfaqësues të institucioneve turke në vend, mësues dhe nxënës.

Ministri Özer gjatë fjalimit të tij tha se shkolla ku gjenden është shenjë e pranisë turke në Mamushë dhe se ndihet i lumtur nga kjo.

Ai tha se si ministri do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë këtij popullit. "Do të vazhdojmë të japim çdo lloj ndihme si Ministri Kombëtare e Arsimit e shtetit të Republikës së Turqisë, duke filluar nga infrastruktura e shkollave tona deri në trajnimin e mësuesve tanë, materialet edukative që kanë nevojë", u shpreh ai.

Sipas tij, prania e turqve në këtë vend përbën bazën e urave të miqësisë dhe solidaritetit midis dy vendeve. "Ne sot nuk e shohim veten si mysafirë në tokat e huaja. Ne e shohim veten sikur kemi ardhur t'i vizitojmë vëllezërit tanë. Emocionet në sytë e fëmijëve tanë na kthejnë neve 500 vjet më parë", theksoi ministri Özer.

Ministri kosovar Damka, nga ana tjetër, theksoi se mbështetja që Turqia, të cilën e cilësoi si atdheu i tyre, e ka dhënë 30 vite me radhë e në veçanti në fushën e arsimit ka dhënë sot frytet. "Vazhdojmë t'i marrim. Çdo lloj mbështetje që ju jepet juve, fëmijëve, është e ardhmja jonë. Atdheu ynë nuk ka hezituar kurrë, nuk ka hequr dorë kurrë të kontribuojë për ardhmërinë tonë. Nuk kam dyshim, do të vazhdoje me këmbëngulje", tha Damka.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Krasniç tha se qytetarët e Mamushës veten e shohin si të ardhur nga qyteti Tokat i Turqisë, duke falënderuar Turqinë dhe institucionet turke për qëndrimin e tyre pranë komunitetit turk të Kosovës.

Pas fjalimeve, ministri turk Özer bisedoi me nxënësit dhe mësuesit ndërsa u dhuroi çanta nxënësve.

Ministri Özer, pas vizitës në shkollë kaloi në Komunën e Mamushës ku zhvilloi takim të mbyllur për media me kryetarin e komunës dhe përfaqësuesit tjerë.

Ndërkohë, Özer, në orët e mëngjesit vizitoi edhe tyrben e Sulltan Muratit që ndodhet në Prishtinë. Ai bashkë me delegacionin që shoqëron u lut dhe shkroi në librin e kujtimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.