BALLKANI

Ministrat e kulturës Maqedoni e Veriut-Serbi potencojnë "marrëdhëniet e shkëlqyera" midis dy vendeve

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, në takim janë potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, me theks në miqësinë, traditën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm kulturor

Shpetim Hiseni  | 28.01.2026 - Përdıtësım : 28.01.2026
Ministrat e kulturës Maqedoni e Veriut-Serbi potencojnë "marrëdhëniet e shkëlqyera" midis dy vendeve

Shkup

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkov, është takuar sot në Krushevë me homologun e tij serb, Nikolla Selakoviq, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, në takim janë potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, me theks në miqësinë, traditën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm kulturor.

Dy ministrat kanë nënshkruar gjithashtu një “Program të ri për Bashkëpunim në Kulturë 2026–2030”, e shfaqur si një kornizë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore midis dy vendeve.

Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe roli dhe funksionimi i suksesshëm i Qendrës Kulturore Maqedonase në Beograd, ku, në pritje të festimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, këtë vit, është njoftuar zbatimi i disa projekteve kulturore.

Në takim është diskutuar gjithashtu mbështetja e vazhdueshme e komunitetit maqedonas në Serbi dhe e komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të Forumit të Kulturave Sllave, me projektin “100 romane sllave” dhe punëtorinë muzeore të planifikuar të mbahet në shtator 2026 në Ohër.

Ministrat Ljutkov dhe Selakoviq kanë vizituar gjithashtu disa monumente kulturore dhe historike në Krushevë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın