BALLKANI

Mickoski: Nuk më pengon gjuha shqipe, unë përpiqem ta mësoj

“Asnjë gjuhë në botë nuk më shqetëson dhe nuk do të më shqetësojë”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Shpetim Hiseni  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Mickoski: Nuk më pengon gjuha shqipe, unë përpiqem ta mësoj

Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se gjuha shqipe nuk i paraqet problem dhe se madje përpiqet ta mësojë atë, raporton Anadolu.

Duke folur në Kuvend pas një pyetjeje deputeti, Mickoski theksoi se sipas Kushtetutës, gjuha zyrtare në gjithë territorin e shtetit është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Ai shtoi se në komunat ku më shumë se 20 për qind e popullsisë i përket një komuniteti të caktuar, përdoret edhe gjuha e atij komuniteti.

“Asnjë gjuhë në botë nuk më shqetëson dhe nuk do të më shqetësojë. Nuk e di pse jeni të mërzitur, por sipas Kushtetutës, gjuha zyrtare në gjithë territorin është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Në komunat ku më shumë se 20 për qind e popullsisë i përket një komuniteti të caktuar, përdoret edhe gjuha e atij komuniteti. Ndihuni të lirë të përdorni shqipen, madje unë përpiqem ta mësoj dhe studioj. Sa më shumë gjuhë di, aq më i pasur jam”, tha Mickoski.

Debati për përdorimin e gjuhëve është intensifikuar pas disa ngjarjeve të fundit në qytetin e Tetovës. Në një vizitë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, u pyet nga gazetarët nëse kishte sjellë përkthyes me vete.

Ministrja u përgjigj se nuk kishte nevojë për përkthyes dhe se nuk e kupton pse dikujt do t’i duhej përkthyes për të ditur gjuhën maqedonase në Maqedoni, deklaratë që shkaktoi reagime të shumta në publik dhe e rriti më tej debatin për çështjen e gjuhëve në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın