BALLKANI

Meta: Një OKB e reformuar do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse

Në fjalimin e tij Meta theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Meta: Një OKB e reformuar do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse Foto: Presidenca e Shqipërisë/AA

Tiranë

Presidentit i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), theksoi se kjo organizatë duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhe efektiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij mbajtur online dhe publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, Meta theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë.

"Kemi pasur shumë arsye për të qenë krenarë gjatë 75 viteve të ekzistencës së Kombeve të Bashkuara. Si rezultat i bashkëpunimit global në kuadrin e OKB-së, ia kemi dalë mbanë të parandalojmë shpërthime të mëdha ushtarake dhe të pakësojmë vuajtjet njerëzore. Përgjigja globale ndaj pandemisë së koronavirusit e ka vënë në provë multilateralizmin si dhe ka ekspozuar kufizimet e institucioneve ekzistuese ndërkombëtare. Ajo ka nxjerrë në pah gjithashtu edhe pasojat alarmuese të bashkëpunimit jofunksional botëror", ka theksuar Meta.

Presidenti i Shqipërisë ka theksuar se me qëllim që të zbutet kurba e pandemisë dhe të parandalohet një krizë ekonomike globale, "duhet të reagojmë në mënyrë kolektive në frymën e bashkimit e të solidaritetit".

Ai theksoi më tej se "Kombet e Bashkuara duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhe të efektshëm, ku organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, shoqëria civile, bashkësia e sipërmarrjes dhe grupet e tjera të interesit, të veprojnë përmes lidhjeve më të ngushta institucionale. Ne mbështesim fuqimisht në këtë drejtim vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Shqipëria është e bindur se një Organizatë e reformuar e Kombeve të Bashkuara do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të realizuar Axhendën 2030 dhe për të qenë të sigurt se askush nuk do të mbetet pas".

Meta thekoi më tej se "Shqipëria beson fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale."

"Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë, Shqipëria ka kontribuar me trupa ushtarake, nën drejtimin e OKB-së, BE-së dhe të NATO-s, në operacione të ndryshme paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali dhe Afganistan", u shpreh Meta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın