BALLKANI

Mesazhi i ministres nga Inteligjenca Artificiale për kryeministrin Rama: Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministri Rama ka theksuar se "Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha: 'Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!'"

Dzihat Aliju  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Mesazhi i ministres nga Inteligjenca Artificiale për kryeministrin Rama: Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Shkup

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mënyrë humoristike ka ndarë "diskutimin e tij" me ministren nga Inteligjenca Artificiale Diella, për zhvillimet e sotme në Kuvendin e vendit, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën sociale të kompanisë amerikane Facebook, Kryeministri Rama ka theksuar se "Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha: 'Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!'"

Ai më tutje tregoi se e ka pyetur se "si i bëhet". "'Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon', m'u përgjigj", shkroi Rama, duke bashkangjitur në postim një fotografi të kryetarit të partisë opozitare, Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe atë të "ministres" Diella.

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur seancën e parë të Legjislaturës së 11-të, e dalë nga zgjedhjet e majit.

Gjatë seancës, Berisha kërkoi të mbajë një fjalë në foltore, ndërsa deputetët e opozitës qëndruan pranë foltores për disa minuta, disa prej tyre duke debatuar edhe me drejtuesin e seancës.

Tensionet filluan pasi fjala e Berishës u ndërpre nga drejtuesi i seancës, pasi sipas tij, në seancën e sotme nuk lejohen debatet dhe fjalimet për procedura.

Deputetët e opozitës mbanin gjithashtu në duar portrete të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që sipas tyre janë të lidhur me krimin dhe çështjet e korrupsionit.

Kryeministri Rama, dje shpalli emrat e rinj të kabinetit qeveritar, ku për herë të parë pjesë do te jetë edhe një ministre nga Inteligjenca Artificiale, e quajtur Diella dhe që do të merret me çështjet e prokurimeve publike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.