Mesazh uniteti dhe vëllazërie nga dijetarët e Ballkanit
Pjesëmarrësit në "Takimimin e Dijetarëve të Ballkanit", të organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam dhe në mikëpritjen e Zyrës së Guvernatorit të Edirnesë, vlerësuan programin për Anadolu
Edirne
CIHAN DEMIRCI
Të mbledhur në eventin e mbajtur në Edirne, dijetarë dhe klerikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Trakia Perëndimore, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Mali i Zi, Kroacia dhe Krimea theksuan rolin unifikues të Turqisë në Ballkan dhe përcollën një mesazh uniteti dhe vëllazërie.
Pjesëmarrësit në "Takimimin e Dijetarëve të Ballkanit", të organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam dhe në mikëpritjen e Zyrës së Guvernatorit të Edirnesë, vlerësuan programin për Anadolu.
Kryetari i Qendrës Minber nga Tirana, Dr. Ferid Piku, falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Zyrën e Guvernatorit të Edirnesë dhe Fondacionit të Dijetarëve Islam për organizimin e këtij programi.
"Vetëm Turqia mund të na sjellë në të njëjtën tryezë, në të njëjtën sofër dhe në të njëjtën vatër. Edirneja është një portë çlirimi për Ballkanin dhe Ballkani është një portë çlirimi për Stambollin. Prandaj, ne jemi më të fuqishëm së bashku dhe ndihemi më të sigurt këtu", tha ai duke shtuar:
"Turqia duhet të jetë edhe më afër Ballkanit politikisht, ekonomikisht dhe shkencërisht. Ashtu si në të kaluarën, ne jemi më të fuqishëm kur jemi të bashkuar. Do të jemi më të fuqishëm jo vetëm për veten tonë, por për të gjithë Umetin Islam. Falënderojmë thellësisht Turqinë".
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në "Takimin e Dijetarëve të Ballkanit" dhe falënderoi Zyrën e Guvernatorit të Edirnesë dhe ata që kontribuan.
- "Një mesazh dhe filozofi e fuqishme është përcjellë në Ballkan"
Ndërsa, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut (MANU) Prof. Dr. Numan Aruç, theksoi se një mesazh dhe filozofi e fuqishme është përcjellë në Ballkan për dy vjet brenda fushëveprimit të organizatës.
Duke deklaruar se mesazhi shpirtëror ishin shumë të rëndësishëm për Ballkanin, Aruç tha: "Na pritët shumë mirë. Zoti e ruajt Edirnenë dhe Turqinë tonë."
Munzir Efendi Çelenka, Kryeimam i Bashkësisë Islame të Sllovenisë, tha se takimi shkencor dhe shpirtëror ishte jashtëzakonisht i vlefshëm për vendet e Ballkanit.
Ndërsa, Vedat Ahmet, Kreu i Këshillit Suprem Islam të Myslimanëve të Bullgarisë, tha: "Një organizim me pjesëmarrje të gjerë. Jo vetëm që trajton problemet e myslimanëve në mbarë botën, por trajton edhe problemet e myslimanëve në Ballkan".
Üner Karabıyık, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit të Familjes - Stamboll, tha se takimi konfirmoi vendosmërinë e Ballkanit për të luftuar kundër kërcënimeve në frymën e unitetit dhe solidaritetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
