Turqia, BALLKANI

Mesazh dialogu me Turqinë nga kryeministri grek

"Në rast se shohim hap konkret nga ana e Turqisë, për çështjen e vetme të mosmarrëveshjes (përcaktimi i juridiksioneve detare) jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë bisedimet eksploruese", u shpreh Mitsotakis

Tevfik Durul, Yusuf Özcan  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 16.09.2020
Mesazh dialogu me Turqinë nga kryeministri grek Foto: Tevfik Durul/AA

Athinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se në rast se Turqia hedh hap janë të gatshëm për bisedime eksploruese për përcaktimin e juridiksioneve detare, raporton Anadolu Agency (AA).

Mitsotakis i cili u takua me presidentin e Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri grek tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e Mesdheut për sigurinë e gjithë Evropës, duke pohuar se vendi i tij është i hapur për dialog në këtë kontekst.

Ai tha se "i gjithë Mesdheu është i ndjeshëm në këtë periudhë", ndërsa në lidhje me krizën që përjetojnë me Turqinë, ai pretendoi se "jo vetëm Greqia, por edhe interesat gjeopolitike dhe strategjike të BE-së janë nën kërcënim".

"Në rast se shohim hap konkret nga ana e Turqisë, për çështjen e vetme të mosmarrëveshjes (përcaktimi i juridiksioneve detare) jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë bisedimet eksploruese", u shpreh ai.

Kriza e refugjatëve në kampin Moria

Mitsotakis gjithashtu foli edhe për krizën humanitare në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lesbos, duke theksuar se kjo është "për keqardhje". Ndërsa për kampin e djegur, që la mijëra pa strehë, ai tha se do ta rindërtojnë sërish kampin.

Ai tregoi se kampi do të ngrihet në bashkëpunim mes Greqisë dhe BE-së, duke shtuar se BE-ja duhet të përcaktojë një politikë të re të refugjatëve.

Nga ana tjetër, Michel, theksoi se çështja e migrimit nuk është vetëm problem i disa vendeve evropiane por edhe i BE-së.

Ai deklaroi se nevojitet një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe efektive, ndërsa tërhoqi vëmendjen në parandalimin e migrimit të jashtëligjshëm.

Michel njoftoi se do të vizitojë ishullin Lesbos.

Samiti i Liderëve të BE-së

Kreu i KE-së më tej tha se, në Samitin e Liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 24-25 shtator, do të trajtohet gjendja në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet BE-Turqi, duke pohuar se duhet respektuar sovraniteti i vendeve të BE-së.

Michel tha se janë në solidaritet me Greqinë dhe administratën e Qipros greke në lidhje me Mesdheun Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın