BALLKANI

Mehaj: Fokusi ynë për vitin 2023, anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se fokusi i ministrisë që udhëheqë ai për vitin 2023 është anëtarësimi në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Agim Sulaj  | 16.12.2022 - Përdıtësım : 19.12.2022
Mehaj: Fokusi ynë për vitin 2023, anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se fokusi i ministrisë që udhëheqë ai për vitin 2023 është anëtarësimi në Partneritetin për Paqe të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën përmbyllëse të vitit para gazetarëve, Mehaj tha se në fillim të vitit 2022 është formuar grupi ndër-institucional që përfaqësohet nga shumë ministri e i cili ka mision ta përafrojë Kosovën me këtë organizëm ndërkombëtar të para-anëtarësimit në NATO.

"Ne nga Ministria e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kemi përmbushur afër 90 për qind të kritereve për partneritet për paqe por prapë kjo varet edhe nga ministritë e tjera. Kështu që jemi në koordinim e sipër me ministritë tjera, kemi grupin punues që punon drejt anëtarësimit dhe i kemi kriteret të cilat kërkohen dhe janë shumë të qarta", theksoi Mehaj.

Ai tha se një prej sfidave për anëtarësim në NATO janë katër shtetet të cilat janë pjesë e kësaj aleance por që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Mehaj tha se sivjet buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë më i larti në historinë e saj me 103 milionë euro buxhet ndërsa për vitin 2023 pritet që ta kenë buxhetin 123 milionë euro.

Ministri tha se ky buxhet vazhdon të jetë i pamjaftueshëm për vendin, por fokusi i tyre është ngritja e kapaciteteve vazhdimisht në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, por po ashtu edhe mbajtja e kapaciteteve thelbësore.

"Fokusi ynë për buxhetet është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale. Kështu ka qenë dy vitet e fundit dhe kështu do vazhdojmë edhe në vitin në vijim deri sa t’i ngrisim kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës", potencoi Mehaj.

I pyetur për dënimin me 26 vjet burgim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa në Hagë, ministri Mehaj tha se Gjykata Speciale është e padrejtë, pa bazament dhe UÇK-ja ka qenë një prej ushtrive më të përsosura dhe më të organizuara për mbrojtjen e vendit.

Ministria e Mbrojtjes deri më tani ka shpenzuar 85 për qind të buxhetit aktual derisa planifikon që për ditët e mbetura t’i kalojë 90 për qind të buxhetit, shumica e të cilit është shpenzuar në blerjen e armatimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın