Mbetet në fuqi masa "arrest në burg" për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta
Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Metës, i cili kishte kërkuar revokimin e masës "arrest në burg”, duke e lënë në fuqi këtë masë.

Tiranë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nuk e ka ndryshuar masën "arrest në burg" për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Anadolu.
Në seancën e sotme, GJKKO-ja ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Metës, i cili kishte kërkuar revokimin e masës "arrest në burg”, duke e lënë në fuqi këtë masë.
Sipas gjykatës, kundër vendimit të sotëm mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Edhe më parë, gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar kërkesat e ish-presidenti Meta për lirimin nga paraburgimi apo për masë tjetër sigurie.
- Çështja ndaj ish-presidentit Meta
Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për kontrata lobimi në SHBA" dhe aktualisht është në paraburgim.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.