Mbahet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) është mbajtur sot seanca e radhës për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim
Tiranë
Seanca e radhës gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), raporton Anadolu.
Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat pas seancës tha se në seancën e sotme ka përfunduar parashtrimi i çështjes nga prokuorët.
Cakrani theksoi se seancën e ardhshme do të paraqesin pretendimet e tyre.
Muajit e fundit, gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi. Gjithashtu janë shtyrë disa seanca mbi kalimin ose jo të çështjes në gjykim.
Ndërkohë, data e seancës së radhës pritet të konfirmohet nga GJKKO-ja.
- Çështja ndaj ish-presidentit Meta
Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për "kontrata lobimi në SHBA". Aktualisht, ai është në paraburgim.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
