BALLKANI

Mbahet ceremonia e homazheve për aktoren shqiptare Margarita Xhepa

Ministra, deputetë, politikanë, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe për nder të figurës dhe kontributit të aktores Xhepa, duke i dhënë lamtumirën e fundit

Fatjon Cuka  | 04.04.2025 - Përdıtësım : 04.04.2025
Mbahet ceremonia e homazheve për aktoren shqiptare Margarita Xhepa Foto: Olsi Shehu/ AA

Tiranë

 Në Shqipëri është mbajtur ceremonia e homazheve për aktoren e njohur shqiptare Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë një ditë më parë, raporton Anadolu.

Ceremonia e homazheve për nder të aktores Xhepa është organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Ministra, deputetë, politikanë, personalitete nga fusha të ndryshme, artistë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe për nder të figurës dhe kontributit të aktores Xhepa, duke i dhënë lamtumirën e fundit.

Aktorja Margarita Xhepa u nda nga jeta në Tiranë më 3 prill në moshën 91-vjeçare.

Ajo lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë dhe gjatë karrierës së saj të pasur ka luajtur në dhjetëra role në kinematografi dhe teatër.

Xhepa mban dekoratën "Nderi i Kombit", si dhe çmime dhe dekorata të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın