Mbahet ceremoni përkujtimore për viktimat e tragjedisë së klubit të natës në Koçan
Para klubit të natës ku një vit më parë nga një zjarr humbën jetën 63 persona, u mblodhën familjarë dhe qytetarë
Koçan
Në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut u mbajt ceremoni përkujtimore për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në diskotekën "Pulse" që ndodhi më 16 mars 2025, raporton Anadolu.
Para klubit të natës ku një vit më parë nga një zjarr humbën jetën 63 persona, u mblodhën familjarë dhe qytetarë.
Në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar viktimat, u mbajt një heshtje pesëminutëshe.
Në orët e hershme të mëngjesit të 16 mars 2025, në klubin e natës "Pulse" në Koçan shpërtheu një zjarr si pasojë e mjeteve piroteknike gjatë mbrëmjes argëtuese, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën.
Hetimet fillestare pas incidentit zbuluan se objekti në fjalë ka funksionuar me licencë të rreme dhe për vite me radhë ka operuar pa përmbushur standardet e nevojshme.
Më 19 nëntor filloi zyrtarisht gjykimi për rastin e zjarrit tragjik.
