BALLKANI

Maqedonia e Veriut uron Bosnjë e Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë

Jemi të gatshëm të forcojmë lidhjet tona të ngushta dhe të vazhdojmë bashkëpunimin mes popujve tanë”, shkroi ministria maqedonase

Abdulbesar Ademi  | 25.11.2025 - Përdıtësım : 25.11.2025
Maqedonia e Veriut uron Bosnjë e Hercegovinën për Ditën e Shtetësisë

Shkup

Maqedonia e Veriut ka uruar Bosnjë e Hercegovinën (BeH) me rastin e 25 nëntorit, Ditës së Shtetësisë së BeH-së, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut në rrjetet sociale i shprehu urime të përzemërta popullin e BeH-së me rastin e Ditës së Shtetësisë.

“Jemi të gatshëm të forcojmë lidhjet tona të ngushta dhe të vazhdojmë bashkëpunimin mes popujve tanë”, shkroi ministria maqedonase.

BeH sot shënon Ditën e Shtetësisë, datën kur 81 vjet më parë u mbajt seanca e parë e Këshillit Kombëtar Antifashist të Çlirimit Popullor të BeH-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.