Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më shpejt nga Irani
"Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Iran, MPJ u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Iran të largohen sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në njoftim
Shkup
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje qytetarëve të saj të cilët ndodhen në Iran që sa më shpejtë të largohen nga ky vend, transmeton Anadolu.
"Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Republikën Islamike të Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që ndodhen në territorin e këtij vendi të largohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt", thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, MPJ apelon që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore për në Iran.
"Ministria e Punëve të Jashtme ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përmes linjës telefonike SOS +389 75 268 736, e cila është në dispozicion 24 orë, adresën elektronike globalsos@mfa.gov.mk si dhe përmes numrit të telefonit zyrtar të Misionit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Maqedonisë në Ankara: +90 539 456 97 10", thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJ-së.
