BALLKANI

Maqedonia e Veriut, sindikatat kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Atanas Trajkovski nga SPPNITN tha se sot janë mbledhur që të shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike

Admir Fazlagikj  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
Maqedonia e Veriut, sindikatat kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Shkup
Sindikata e pavarur e punonjësve ndërtimorë, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtimtari (SPPNITN) zhvilloi konferencë shtypi para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar se do të organizojnë protestë për shkak të rritjes së paralajmëruar të çmimit të rrymës për 7.4 për qind, duke e llogaritur këtë vendim si “punë jo amvisërore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Atanas Trajkovski nga SPPNITN tha se sot janë mbledhur që të shprehin pakënaqësinë e tyre për shkak të rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave arkivore që i theksoi Trajkovski, çmimi i rrymës në vitin 2006, tarifa e lirë ishte 1.20 denarë për një orë kilovat, ndërsa tarifa e shtrenjtë 2.40 denarë për një orë kilovat, në vitin 2011 çmimi i tarifës së lirë ishte 1.76 denarë për një orë kilovat orë, ndërsa tarifa e shtrenjtë 2.52 denarë për një kilovat orë. Siç tha Trajkovski, nga viti 2006 deri në vitin 2011 kjo është një rritje prej 150 për qind.

Trajkovski po ashtu tha se në vitin 2018, 2019 dhe 2020 tarifa e lirë ishte 2.70 denarë për një orë kilovat, ndërsa tarifa e shtrenjtë 5.54 denarë për një orë kilovat ku në këtë çmim është përllogaritur edhe fuqia e angazhuar prej 33 për qind.

“Për 14 vite kemi shtrenjtim prej 230 për qind ose 2.3 herë. Tani sërish paralajmërohet rritje prej 7.4 për qind, megjithatë, supozojë, nuk është përllogaritur TVSH-ja prej 18 për qind. Nëse llogarisim edhe TVSH-në prej 18 për qind rritja e rrymës do të jetë 8.73 për qind. Ashtu që ky është populizëm dhe goditje mbi xhepin e punëtorit”, deklaroi Trajkovski.

Ai u bëri thirrje të gjithë punonjësve prodhues të dalin në protestë të qetë, por nuk paralajmëroi se kur do të mbahet protesta.

Strasho Jovanov nga Sindikata e pavarur e transportuesve me kamionë theksoi se gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) punëtorët janë dëmtuar.

“Një nga veprimet më të mëdha kriminale që u kryen gjatë kësaj sëmundje COVID-19, është ajo se pronarët në emër të punëtorëve morën mjete financiare po këto mjete financiare në vend që t’ua ndajnë punonjësve ata i vendosën në xhepat e tyre, ndërsa ky është krimi më i madh që mund të bëhet në këtë shtet”, tha Jovanov.

Rikujtojmë se më 31 korrik kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRE) të Maqedonisë së veriut, Marko Bislimoski theksoi se çmimi i energjisë elektrike që e paguajnë amvisëritë në tregun e rregulluar rritet për 7.4 për qind, ndërsa qytetarët edhe më tej do të mund ta përdorin tarifën e lirë në periudhat e njëjta si deri më tani.  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın