BALLKANI

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet 3.5 ballësh

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në lindje të Shkupit, kryeqytetit të vendit, në një thellësi prej 8 kilometrash

Abdula Berisha  | 23.09.2024 - Përdıtësım : 23.09.2024
Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet 3.5 ballësh

Shkup

Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet 3.5 ballësh sipas shkallës Rihter, raporton Anadolu.

Tërmeti ka ndodhur në orët e para të së hënës, në orën 02:02 sipas kohës lokale.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (European-Mediterranean Seismological Centre-EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në lindje të Shkupit, kryeqytetit të vendit, në një thellësi prej 8 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, ndërsa fillimisht nuk raportohet për dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın