BALLKANI

Maqedonia e Veriut do të blejë lokomotiva elektrike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se qëllimi i kësaj blerjeje është rritja e numrit të lokomotivave dhe e kapacitetit për transportin e mallrave

Dzihat Aliju  | 30.12.2025 - Përdıtësım : 31.12.2025
Maqedonia e Veriut do të blejë lokomotiva elektrike Burimi: Qeveria e RMV-së

Shkup

Është nënshkruar sot në Qeveri marrëveshja e huasë ndërmjet Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut - Transport dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 20,9 milionë eurosh për blerjen e lokomotivave elektrike, raporton Anadolu.

Me këto mjete do të blihen lokomotiva elektrike me pjesë rezervë, me qëllim rritjen e transportit të mallrave dhe gjenerimin e të ardhurave për ndërmarrjen.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila u mbajt në Qeveri, morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, shefi i Zyrës së BERZH-it, Fatih Turkmenoglu dhe drejtori i Hekurudhave Transport, Dejan Koshutiq.

Kryeministri Mickoski tha se qëllimi i kësaj blerjeje është rritja e numrit të lokomotivave dhe e kapacitetit për transportin e mallrave. Ministri Nikolloski tha se me këtë hua do të blihen të paktën pesë lokomotiva të reja elektrike, duke shtuar se kjo do të ketë rëndësi thelbësore për rritjen e transportit hekurudhor të mallrave.

Ministrja Dimitrieska-Koçoska tha se marrëveshja është rezultat i negociatave intensive dhe konstruktive dhe përfaqëson konfirmim të besimit që institucionet financiare ndërkombëtare kanë ndaj vendit. Sipas Turkmenoglut, marrëveshja është investim jetik që do të mbështesë rinovimin e flotës hekurudhore të menaxhuar nga kompania hekurudhore e vendit.

Ndërsa drejtori Koshutiq tha se ngjarja e sotme përfaqëson një hap të rëndësishëm për sektorin hekurudhor dhe zhvillimin e infrastrukturës së transportit në vend.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın