BALLKANI

Maqedonia e Veriut angazhon ushtrinë për luftimin e zjarreve

Presidentja Siljanovska-Davkova ka nënshkruar vendimin në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, për të përfshirë një pjesë të ushtrisë në shuarjen e zjarreve.

Shpetim Hiseni  | 09.07.2025 - Përdıtësım : 09.07.2025
Maqedonia e Veriut angazhon ushtrinë për luftimin e zjarreve Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka firmosur një vendim për angazhimin e ushtrisë në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë vendin, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentes, Siljanovska-Davkova ka nënshkruar vendimin në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave, për të përfshirë një pjesë të ushtrisë në shuarjen e zjarreve.

Angazhimi i pjesëtarëve të ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga qeveria e vendit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e angazhimit të saj.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje shpalli gjendje krize me kohëzgjatje 30-ditore në mbarë vendin për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.