BALLKANI

Maqedoni e Veriut, vijojnë aktivitetet për vënien nën kontroll të zjarrit në Komunën e Brodit

- Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se vijojnë aktivitetet e tyre për shuarjen e zjarrit në zonën shumëqëllimore "Jasen" që gjendet në Komunën e Brodit

Dzihat Aliju  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Maqedoni e Veriut, vijojnë aktivitetet për vënien nën kontroll të zjarrit në Komunën e Brodit

Shkup

SHKUP (AA) - Në Maqedoninë e Veriut vijojnë aktivitetet për vënien nën kontroll të zjarrit në Komunën e Brodit, që po vazhdon disa ditë me radhë, raporton Anadolu.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Maqedonisë së Veriut, Stojançe Angellov tha se vijojnë aktivitetet e tyre për shuarjen e zjarrit në zonën shumëqëllimore "Jasen" që gjendet në Komunën e Brodit.

Ai theksoi se lufta e tyre me zjarrin në rajon vazhdon. "Pak më parë, një tym i fortë dhe i dendur shpërtheu pas disa ndërtesave të vetë ndërmarrjes publike. Tym i zi, flakë të larta, të cilat janë të dukshme. Është ngritur një mbrojtje dhe nuk do ta lejojmë zjarrin të vijë nga kjo anë, por terreni nuk lejon hyrjen sepse është terren i pjerrët dhe pyll i dendur", tha ai.

Angellov shtoi se kanë forca të mjaftueshme për të ndaluar këtë zjarr të vështirë për t'u shuar.

Ndërkaq, Qendra e Menaxhimit të Krizave e Maqedonisë së Veriut (QMK) njoftoi se në mbarë vendin, deri në orën 12:00 janë gjithsej 19 zjarre në hapësirë të hapur.

Sipas QMK-së, 8 prej tyre janë ende aktive ndërsa 11 të tjerë janë shuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın