Maqedoni e Veriut, u hap Festivali Ndërkombëtar Letrar "Pro(za) për Ballkanin"
Festivali mbahet për të dhjetin vit, ndërsa në të marrin pjesë edhe shkrimtarë të tjerë nga Tükiye, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia
Shkup
Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" - Shkup, mbrëmë në hamamin "Daut Pasha" u hap Festivali Ndërkombëtar Letrar "Pro(za) për Ballkanin" (Pro-za Balkan), raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali që bashkon botën letrare nga vendet e Ballkanit, mbahet për të dhjetin vit.
Në festival, përveç Pelin Yılmaz, përfaqësuese e grupit botues "Epsilon" nga Tükiye, marrin pjesë edhe shkrimtarë të tjerë nga Tükiye, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia.
Në deklaratë për mediat, Pelin Yılmaz tha se vjen për herë të parë në Maqedoninë e Veriut dhe në këtë festival, duke shtuar se është shumë e lumtur që ndodhet në ambientet e galerisë së hamamit "Daut Pasha".
Duke theksuar se "Epsilon" është një shtëpi botuese që eksporton kulturë nga Tükiye, Pelin Yilmaz tha se librat e tyre shiten në 86 vende.
“Nga panairi në Frankfurt në vitin 2019 ne kemi shitur rreth 120 libra tanë në 86 vende të botës, ky është një sukses i madh. Pra, ne jemi një nga shtëpitë botuese nga Tükiye që eksportojmë kulturën. Besoj se tani e tutje do të zgjerohemi më shpejt në botë”, theksoi Yilmaz.
Drejtori artistik i Festivalit Ndërkombëtar Letrar “Pro(za)-për Ballkanin”, Aleksandar Prokopiev, tha se kjo ngjarje u krijua 10 vite më parë, ku vijnë shkrimtarët më të mirë ballkanikë.
Duke theksuar se manifestimi gjithmonë fillon në hamamin "Daut Pasha", Prokopiev tha se ai zgjat tre ditë dhe do të përfundojë me ndarjen e çmimit për laureatin 10-vjeçar.
"Kësaj radhe kemi zgjedhur Olivera Nikolovën, shkrimtaren e njohur maqedonase që quhet nëna e të gjithë shkrimtarëve maqedonas”, theksoi Prokopiev.
Festivali Ndërkombëtar Letrar "Pro(za) për Ballkanin" do të përfundojë të martën, më 20 shtator, në gjithashtu në hamamin "Daut Pasha".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
