BALLKANI

Maqedoni e Veriut, një grup studentësh shpërndajnë sapunë me lodra për fëmijë të prodhuar me ekstrakte bimore

"Karakteristikë e këtij sapuni është se fëmijët i lajnë duart dhe brenda saj shfaqen lodra të biodegradueshme", tha më tej Belli, duke shtuar se ky aktivitet ka për qëllim që te fëmijët të fitohet shprehia e larjes së duarve

Furkan Abdula  | 01.04.2021 - Përdıtësım : 02.04.2021
Maqedoni e Veriut, një grup studentësh shpërndajnë sapunë me lodra për fëmijë të prodhuar me ekstrakte bimore

Shkup

Një grup studentësh universitarë shpërndanë sapunë të prodhuar me mjetet e tyre nga ekstraktet e bimëve nga të cilët shfaqeshin lodra gjatë përdorimit, në një fshat në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Studenti Emirhan Belli (19) tha për AA se ata e filluan këtë projekt në Turqi.

"Ne e prodhojmë këtë produkt me ekstrakte të bimëve endemike në Malatya. Është një produkt antiseptik në nivel 95 për qind", tha Belli.

Ai tha se projektin ia kanë njoftuar edhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Turqisë dhe se kanë marrë mbështetje nga shumë komuna në Turqi.

"Ne kemi një laborator që merr mbështetje nga komuna. Ne e prodhojmë këtë vullnetarisht. I shpërndajmë këto komplete higjienike vullnetarisht tek afërsisht 25.000 fëmijë në afërsisht 26 provinca dhe ofrojmë trajnim", theksoi Belli.

Ai tha se bëhet fjalë për sapun mjekësor.

"Karakteristikë e këtij sapuni është se fëmijët i lajnë duart dhe brenda saj shfaqen lodra të biodegradueshme", tha më tej Belli, duke shtuar se ky aktivitet ka për qëllim që te fëmijët të fitohet shprehia e larjes së duarve dhe të ngrihet vetëdija në këtë drejtim.

Katër studentët që morën pjesë në shpërndarjen e produkteve në Shkollën Fillore Mustafa Kemal Ataturk në fshatin Koliçan i Poshtëm, janë në nivelin përgatitor të studimeve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU).

Belli paralajmëroi se do të vizitojnë edhe vende të tjera për t’i shpërndarë setet e tyre higjienike.

"Të hënën do të shkojmë në Kosovë. Atje do të vizitojmë një shkollë të huaj ose 3-4 shkolla dhe do të shpërndajmë 2.000 sapunë dhe do të ofrojmë trajnim", shtoi ai.

Produkti është prodhuar që nga fillimi i pandemisë COVID-19, theksoi Belli.

"Kjo është një nismë e mbështetur nga shteti. Ne mendojmë që këtë ta kalojmë në prodhim", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın