BALLKANI

Maqedoni e Veriut, nga 1 korriku hyn në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje

- Ndalimi i plotë në pyje do të fillojë më 1 korrik ndërsa do të vazhdojë deri më 31 gusht.

Dzihat Aliju  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Maqedoni e Veriut, nga 1 korriku hyn në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje

Shkup

SHKUP (AA) - Duke filluar nga 1 korriku në të gjithë Maqedoninë e Veriut do të hyjë në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të ministrisë, ndalimi do të vazhdojë deri më 31 gusht të këtij viti.

Ministria e Brendshme njoftoi se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, me kërkesë të përdoruesve të pyjeve - NP "Pyjet Kombëtare" dhe Parqeve Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka dhënë pëlqimin e saj për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore.

"Pëlqimi është dhënë bazuar në nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve pyjore në hapësira të hapura", thuhet në njoftim.

Ministria bëri të ditur se ndalimi i plotë në pyje do të fillojë më 1 korrik ndërsa do të vazhdojë deri më 31 gusht.

"Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP 'Pyjet Kombëtare' dhe Parqet Kombëtare, të përshtatshme për zonën që ato menaxhojnë", tha njoftimi më tej.

Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenet përkatëse, do të gjobiten me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.