Maqedoni e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 23 zjarre
Qendra e Menaxhimit të Krizave të Maqedonisë së Veriut (QMK) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend shpërthyen 23 zjarre në pyje, me 4 aktive, 2 nën kontroll dhe 17 të shuar

Shkup
Katër nga 23 zjarret që shpërthyen në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit ende janë aktive, transmeton Anadolu.
Edhe pse temperaturat e larta në Maqedoninë e Veriut kanë rënë, zjarret në pyje vazhdojnë në vend.
Qendra e Menaxhimit të Krizave të Maqedonisë së Veriut (QMK) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend shpërthyen 23 zjarre në pyje, me 4 aktive, 2 nën kontroll dhe 17 të shuar.
Administrata Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut njoftoi se moti në të gjithë vendin sot dhe nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe herë pas here me shi.
Institucionet qeveritare, kryesisht QMK dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DZS), vazhdojnë përpjekjet e tyre për të shuar zjarret.