Politikë, BALLKANI

Maqedonci përsërit se FSK nuk do të angazhohet në veri pa leje nga KFOR-i

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, u shpreh se vendi do të vazhdojë të mbajë zotimin e vitit 2013 të bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës drejtuar kreut të atëhershëm të NATO-s

Abdula Berisha  | 09.01.2025 - Përdıtësım : 10.01.2025
Maqedonci përsërit se FSK nuk do të angazhohet në veri pa leje nga KFOR-i

Shkup

Autoritetet kosovare i kanë dërguar letër komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani, në të cilën sqarohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të angazhohen në veri të vendit pa marrë një autorizim nga misioni i NATO-s, transmeton Anadolu.

Siç njoftojnë mediat lokale, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, u shpreh se vendi do të vazhdojë të mbajë zotimin e vitit 2013 të bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës drejtuar kreut të atëhershëm të NATO-s.

Megjithatë, Maqedonci u shpreh se letra e fundit nuk duhet kuptuar si ri-zotim.

“Pra, nuk bëhet fjalë për ri-zotim, sepse zotimi i 2013-tës është bërë në nivel Kryeministri dhe Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s”, citohet të ketë thënë Maqedonci, duke shtuar:

“Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR-it që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın