BALLKANI

Mali i Zi, në Podgoricë arrestohet një nga të arratisurit më të kërkuar në botë

Policia malazeze ndaloi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor, njoftoi ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq

Vesna Besic  | 23.03.2023 - Përdıtësım : 24.03.2023
Mali i Zi, në Podgoricë arrestohet një nga të arratisurit më të kërkuar në botë

Sarajevë

Shtetasi i Koresë së Jugut, Kwon Do-Hyung, i njohur ndryshe si Do Kwon, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Terraform Labs dhe një nga të arratisurit më të kërkuar, është arrestuar në Mal të Zi, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiq, transmeton Anadolu.

“Policia malazeze ka arrestuar një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor”, shkroi Axhiq në twitter.

Siç tha ai, ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara.

Axhiq bëri të ditur se atë e kërkonte Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Singapori.

“Ne presim konfirmimin zyrtar të identitetit”, shtoi ministri malazez.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın