BALLKANI

Mali i Zi mbyll kapitullin e ri në negociatat me BE-në, të 13-tin në total

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se mbyllja e kapitullit ishte e rëndësishme dhe vlerësoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur për të mbyllur të gjithë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit

Zlatan Kapic  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Mali i Zi mbyll kapitullin e ri në negociatat me BE-në, të 13-tin në total

Sarajevë

Mali i Zi mbylli kapitullin 32 të negociatave - Mbikëqyrja Financiare të hënën në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, duke arritur kështu përparim të ri në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), duke mbyllur gjithsej 13 kapituj, raporton Anadolu.

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se mbyllja e kapitullit ishte e rëndësishme dhe vlerësoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur për të mbyllur të gjithë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit. Ajo deklaroi se vendi është një shembull pozitiv në rajon.

Kryeministri malazez, Milojko Spajiq, tha se mbyllja e kapitullit 32 ishte "themelore" dhe se shpejtësia e progresit tregon se procesi i zgjerimit të BE-së është ende gjallë. Ai shtoi se Mali i Zi pret anëtarësim të plotë në BE.

Kapitulli 32 ka të bëjë me kontrollin e brendshëm financiar publik, auditimin e jashtëm dhe menaxhimin transparent dhe të përgjegjshëm të fondeve kombëtare dhe të BE-së.

Mali i Zi aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2008, mori statusin e kandidatit në vitin 2010 dhe filloi negociatat e pranimit me BE-në në qershor 2012.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın